Barcelona ka konfirmuar këtë të shtune nëpërmjet një komunikate se Luis Suarez ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.
Deklarata mjekësore nuk ka dhënë detaje për kohën e mundshme të mungesës por kanë thënë se gjithçka varet nga rikuperimi i lojtarit.
Suarez duhej të zëvendësohet në minutën e 37 të ndeshjes së mbrëmshme kundër Athletic Club. Suarez ishte ai i cili vetë kërkoi të zëvendësohet pas një goditje në shtyllën e Atheltic Club e cila do ta shfuqizonte rezultatin me një gol për Barcelonën. Ai u zëvendësua nga Rafinha.
Përveç Luis Suarez, tani në rikuperim është edhe Leo Messi i cili mungoi në këtë ndeshje.
Por, pothuajse është e sigurtë që Suarez do të mungojë ndaj ndeshjeve me Real Betis dhe Osasuna dhe nuk do ta veshë bluzën e Barcelonës deri para ndeshjes me Valencia e cila do të zhvillohet më 14 Shtatorë në ora 21:00. /barcelona.al/
GIPHY App Key not set. Please check settings