Manchester United planifikon të dërgojë një ofertë të lartë për Dembelen
in

Manchester United planifikon të dërgojë një ofertë të lartë për Dembelen

Loading...

Ousmane Dembele ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse pritej largimi i tij në drejtim të Parisit në një marrëveshje për rikthimin e Neymarit në Barcelonë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kjo për faktin se lojtari refuzoi të huazohej tek kampionët e Francës dhe vendosi të qëndronte në Camp Nou për të luftuar për një vend titullari.

Por tani për të interesim të madh ka nga Anglia, ku Manchester United e ka vendosur si objektiv për repartin ofensivë.

Djajtë e Kuq e kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta parë disponimin e tij nëse klienti i tij do të dëshironte transferimin në Old Traford.

United mendon ta bëjë Dembelen lojtarin kryesor të fazës së sulmit dhe po mendon të dalë me një ofertë në janar.

Sipas medieve angleze, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120 milionë euro për transferimin e francezit.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të lejojë largimin e lojtarit, edhe pse të ardhurat për katalunasit janë shumë të rëndësishme.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Nuk ka marrëveshje mes Barcelonës dhe Neymarit, palët ngritin padi ndaj njëra-tjetrës

Nuk ka marrëveshje mes Barcelonës dhe Neymarit, palët ngritin padi ndaj njëra-tjetrës

Barcelona kurrë më afër transferimit të Willianit