Lionel Messi ka barazuar një rekord të madh të legjendës braziliane, Pele, sa i përket golave të shënuar për vetëm një skuadër.
Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lionel Messi (45+) dhe Ronald Araujo (52’) për vendasit, ndërsa Mouctar Diakhaby (29’) dhe Maximiliano Gomez (69’) për mysafirët.
Edhe përkundër barazimit, goli i Messit ka peshën e një rekordi të madh, i cili mbahej për shumë vite nga legjenda Pele.
Messi tashmë ka barazuar rekordin e Peles për gola të shënuar për një skuadër të vetme.
Ylli argjentinas ka shënuar 643 gola për Barcelonën, ndërsa Pele i kishte shënuar me Santos
Goli i Messit erdhi nga loja me kokë, pas një topi të kthyer nga portieri pas pritjes së penalltisë së argjentinasit.
👑 𝐊𝐈𝐍𝐆𝐒 🤴
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 19, 2020
Leo #Messi equals @Pele as the all time top goalscorer for one club WITH 643 goals! 🐐
🎨: @damiendraws pic.twitter.com/dNrlmwdfC7
GIPHY App Key not set. Please check settings