Lionel Messi ka barazuar një rekord të madh të rivalit të tij kryesor, Cristiano Ronaldo.
Ylli argjentinas ka shkëlqyer në takimin ndaj Celta Cigos, i vlefshëm për javën e 13-të në La Liga.
Messi ka arritur të shënoj het-trik në këtë takim brenda 48 minutave, ku goli i parë nga penalltia, ndërsa i dyti dhe i treti nga gjuajtja e lirë.
Kapiteni i katalunasve golat i shënon në minutat 23′, 45′, 48 për të kompletuar het-trikun numër 34 në La Liga.
Me këtë het-trik Messi barazon rekordin e rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo.
Ylli i Juventusit gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit për nëntë sezone arriti të shënojë 34 het-trika.
GIPHY App Key not set. Please check settings