Messi, De Jong dhe Ter Stegen të nominuar për ceremoninë 'Më i miri'
in

Messi, De Jong dhe Ter Stegen të nominuar për ceremoninë ‘Më i miri’

Messi është nominuar për çmimin lojtari më i mirë dhe Puskas, Ter Stegen për Portierin më të mirë dhe gjithsej njëmbëdhjetë lojtarë që aspirojnë të jenë pjesë e FIFA’s FIFA World11.

Loading...

Ka ardhur koha për gala-në vjetore të FIFA-s, ku do të dihen emrat e lojtarëve më të mirë të sezonit. Këtë të hënë pasdite, në Teatro alla Scala në Milano, do të zhvillohet ceremonia tradicionale, përcjellë Barcelona.al.

Dhe siç ndodh shpesh, do të ketë përfaqësues të Barçës.

Lionel Messi është nominuar edhe një herë për çmimin më të rëndësishëm nga të gjithë: Më i miri. Së bashku me Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Virgil van Dijk (Liverpool), ai do të zbulojë se kush ishte futbollisti më i mirë i sezonit 2018/19.

Argjentinasi gjithashtu aspiron të fitojë çmimin Puskas, dhënë për golin më të mirë të sezonit. Në këtë kategori, ai është kundër kolumbianit Juan Fernando Quintero dhe hungarez Daniel Zsóri, përcjellë barcelona.al.

Marc-André ter Stegen është nominuar për çmimin e Portierit më të Mirë, krahas portierëve të Premier League, Alisson Becker (Liverpool) dhe Ederson (Manchester City).

Të dy, Ter Stegen dhe Messi janë gjithashtu midis 55 lojtarëve që mund të jenë pjesë e FIFA FIFPro World11, skuadra më e mirë e sezonit. Piqué, Jordi Alba, Sergio, Rakitic, Arturo Vidal, Arthur dhe Luis Suárez, si dhe De Jong dhe Griezmann, të cilët luajtën në Ajax dhe Atlético Madrid përkatësisht sezonin e kaluar, janë gjithashtu me një shans për t’u përfshirë./Barcelona.al/

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
ESPN: Lojtarët e Bracelonës ia kanë kthyer shpinën Valverdes

ESPN: Lojtarët e Bracelonës ia kanë kthyer shpinën Valverdes

Umtiti mund të largohet në janar, Tottenham synon transferimin e tij

Umtiti mund të largohet në janar, Tottenham synon transferimin e tij