in

Më pëlqenMë pëlqen Për të qarëPër të qarë

Messi dhe historia e festimit të golave të tij – Argjentinasi të gjithë golat ia dedikon gjyshes Celia

Loading...

Lionel Messi ka vazhduar të festojë golat me mënyrën e përhershme duke drejtuar gishtat kah qielli si pjesë e një nderimi  për gjyshen e tij Celia Olivera Cuccittini.

Gjyshja e Messit, Celia vdiq në vitin 1998 kur superylli i Barcelonës ishte vetëm 11 vjeç, por ajo ishte një mbështetëse e madhe e tij në futboll në një moshë shumë të re.

Dhe një histori e Messit që kujton përvojën e tij me gjyshen Celia është rishfaqur në internet dhe zbulon se si ajo e shtyu menaxherin e një klubi futbolli lokal për ta lejuar atë të luante kundër lojtarëve më të mëdhenj.

“Isha i vogël, të gjithë do të shkonim në klubin e lagjes, ku shkonte e gjithë familja; vëllai im dhe kushërinjtë do të luanin të gjithë, secili në kategorinë e tyre, pasi ne të gjithë ishim të moshave të ndryshme”, ka thënë fillimisht Messi.

“Unë kam qenë njëri nga më të rinjtë dhe për këtë arsye nuk kishte akoma kategori për mua, por në njërën prej tyre ka munguar një lojtar dhe kështu gjyshja ime i tha menaxherit “të më linin të luaj” dhe menaxheri u përgjigj, “Si mund të bëjmë të luajë? Ai është shumë i vogël, ai nuk mund të luajë”.

“Përkundër kësaj, gjyshja ime ende insistoi “lini të luaj, le të luaj’. Ajo ishte shumë e dashur nga të gjithë në klub dhe vazhdoi të kërkojë që unë të futem derisa të pranojnë”.

“Kam shënuar dy gola edhe pse për hir të së vërtetës, nuk mbaj mend aq shumë sepse isha shumë i ri, por kjo është historia siç e tregonte gjyshja ime”.

Michael Part e ka mbështetur tregimin në kapitullin e tretë të “The Flea – The Story Amazing of Leo Messi” apo në shqip: “Pleshti – Historia e mahnitshme e Leo Messit”.

Gjatë kapitullit ‘Ekipi më i keq në qytet’, një i ri i njohur si Messi shprehu zhgënjimin e tij që nuk mund të luante futboll dhe Celia sugjeroi që ai të mund të luante për këtë ekip të njohur si Grandoli.

“Mund të jetë mirë për ju që ata po veprojnë kaq dobët”, tha Celia, por Messi i hutuar insistoi tek ajo pse ky do të ishte një lajm i mirë për të, ndërsa ajo u përgjigj: “Një skuadër e dobët ka nevojë për një lojtar të shkëlqyeshëm, apo jo?”.

Celia – gjyshja e Messit

Ende e hutuar nga ajo që po përpiqej të nënkuptonte, Celia i tha të riut Messi: “Ata kanë nevojë për ju Leo. Ata nuk e kanë idenë se sa i mirë jeni ju. Kështu që ne do t’iu tregojmë atyre”.

Sipas skenaristit Part, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë po rrezatonte në përgjigjen e saj dhe Celia e mbajti vërtet fjalën e saj dhe ajo do të “fliste me trajnerin”.

Celia e ka bindur trajnerin, Aparicio, që t’i jap ‘Leos së vogël’ një shans në fushë, pavarësisht se është kritik për madhësinë e tij në krahasim me lojtarët e tjerë.

Dhe Messi i tejkaloi të gjitha pritjet dhe e la Aparicion pa mend me aftësinë e tij të driblimit.

Aparicio i tha Celias: “A e pe atë? Ata nuk mund ta preknin atë! Ai është si një plesht nga i cili nuk mund të shpëtosh!”.

Por, momenti përcaktues për Messin erdhi kur shënoi me këmbën e majtë të tij në mes të këmbëve të portierit dhe lindi festimi i tij.

“Ai nuk mund ta dëgjonte brohoritjen pasi shënoi golin. Gjithë çfarë mund të dëgjonte ishte gjyshe e tij duke bërtitur emrin e tij”.

“Ai i hodhi sytë nga tribuna dhe kur e pa, ai buzëqeshi. Pastaj ngriti dy gishtat në ajër sikur të thoshte:”Kjo ishte për ty, gjyshe”, mbyll tregimin Part.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Barcelona me shumë mungesa kërkon fitoren ndaj Betisit, formacionet zyrtare

Barcelona dhuron spektakël ndaj Betisit edhe pa Messin & Suarezin