in

Messi ishte një prej arsyeve pse Griezmann e refuzoi Barcelonën në vitin 2018

Loading...

Antoine Griezmann më në fund e ka kompletuar transferimin te Barcelona nga Atletico Madridi, disa javë pasi e kishte konfirmuar largimin nga Los Cholchoneros.

Sulmuesi francez lidhej me një kalim te skuadra katalunase që nga vera e vitit 2018, e që në këtë verë më në fund e realizoi transferimin.

Por, në vitin 2018, Griezmann e kishte shansin që të kalonte në Camp Nou, mirëpo e kishte refuzuar ofertën e tyre, madje duke rinovuar kontratën me skuadrën nga qyteti i Madridit me një klauzolë prej 120 milionë eurosh.

“Ishte e vështirë të refuzohej Barca? Po, ishte shumë e vështirë”, kishte thënë fituesi i Kupës së Botës për Four Four Two në nëntor të vitit 2018.

“Keni Barcën që ju kërkon, ju telefonon, ju dërgon mesazhe. Por, e keni edhe skuadrën tjetër ku jeni shumë i rëndësishëm dhe ndërton një skuadër përreth jush”.

“Pa vetëdije, do të jeni pjesë e projekteve të Messit dhe jo tuajat. Por shokët e skuadrës dhe njerëzit e klubit (Atletico) bënë gjithçka, ata erdhën të flisnin me mua, ata rritën pagën time”, ka thënë më tej francezi.

Duke shikuar prapa, ky sugjerim është mjaft ironik tani, duke pasur parasysh se Griezmann sapo ka ecur drejt në hijen e Messit.

Ai do ta ketë të vështirë ta zë edhe vendin e titullarit, pasi aty do të konkurrojë me Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon, ndoshta edhe me Neymarin.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
PSG ia kërkon Barcës shërbimet e Lenglet dhe para në marrëveshjen për Neymarin

PSG ia kërkon Barcës shërbimet e Lenglet dhe para në marrëveshjen për Neymarin

Parasezoni 2019/20 fillon të dielen në mëngjes