in

Messi kërkon nga drejtuesit e Barcelonës rinovimin e kontratës së Suarezit

Loading...

Lionel Messi po kërkon nga drejtuesit e Barcelonës që t’i ofrojnë shokut të tij, Luis Suarez, një kontratë të re.

Sulmuesi veteran, 33-vjeçar, tani është brenda 18 muajve të fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me klubin nga Camp Nou.

Megjithatë, uruguaiani ka qenë i hapur në lidhje me zërat që Barcelona duhet të blejë zëvendësimin e tij këtë verë.

Sidoqoftë, gazeta katalunase Mundo Deportivo raporton se ylli i ekipit, Messi, po insiston te drejtorët e Barçës që Suarezit t’i ofrohen kushte të reja.

Argjentinasi tani ka një peshë për transferimet e klubit dhe po kërkon që Suarez të qëndrojë.

Vetëm javën e kaluar, Suarez deklaroi se është për të vazhduar kontratën e tij, por klubit i mbetet vendimi.

“Zgjatja e kontratës sime? Jam shumë i lumtur në klub. Gjithmonë kam dhënë gjithçka. Statistikat dhe shifrat më dëshmojnë të drejtën”, ka thënë Suarez. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barcelona ka probleme serioze – gjashtë pikat ku po dështojnë katalunasit

Barcelona ka probleme serioze – gjashtë pikat ku po dështojnë katalunasit

Atletico fiton me përmbysje trilerin ndaj Barcelonës, derbi ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës