in

Messi në dyshim për përballjen ndaj Interit

Loading...

Lionel Messi është dyshim të madh për t’u paraqitur në përplasjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, pasi Barcelona konfirmoi një tjetër dëmtim muskulor.

Dy klubet e mëdha evropiane luajnë mes vete në Camp Nou më 2 tetor dhe do të jetë në garë me kohën që ylli argjentinas të jetë gati.

Sipas deklaratave të fundit nga Blaugranët, Messi pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë ndeshjes të së hënës me Villarrealin.

Kjo kishte qenë ndeshja e parë e rikthimit të argjentinasit si titullar, pasi kishte humbur katër ndeshjet e para të La Ligas pas dëmtimit të mëparshëm.

Messi gjithashtu luajti si zëvendësues kundër Borussia Dortmundit dhe Granadas javën e kaluar.

Deklarata e Barcelonës thjesht shënon se ai do të monitorohet çdo ditë për të përcaktuar disponueshmërinë e tij, por sipas mediave spanjolle gjasat janë të vogla që të luaj ndaj Interit.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Dalin pretendimet e para, FIFA falsifikoi votat për të zgjedhur Messin “më të mirin”?

Dalin pretendimet e para, FIFA falsifikoi votat për të zgjedhur Messin “më të mirin”?

Barcelona kërkon dikë që të paguajë dënimin qesharak të Federatës Spanjolle për bisedimet para transferimit të Griezmannit

Barcelona kërkon dikë që të paguajë dënimin qesharak të Federatës Spanjolle për bisedimet para transferimit të Griezmannit