in

Messi po i bën presion Barcelonës për Neymarin, nuk i pëlqen Griezmanni

Loading...

Lionel Messi është duke e kërkuar me gulm ribashkimin me Neymarin, derisa ka kërkuar nga Barcelona që ta transferojë brazilianin.

Sulmuesi brazilian u largua në verën e vitit 2017 nga kampioni i La Liga-së në drejtim të Paris Saint-Germain, për shumën rekorde 222 milionë euro.

Por, pas vetëm dy vitesh qëndrimi në Ligue 1, lojtari 27-vjeçar po e kërkon rikthimin në La Liga, derisa operacioni duket i komplikuar në shikim të parë.

Sipas The Sunday Times, pesë herë fituesi i Topit të Artë u ka kërkuar Blaugranasëve që ta rikthejnë Neymarin në Camp Nou.

Messi nuk është i lumtur me transferimin e Antoine Griezmannit, andaj po e kërkon ribashkimin me brazilianin e rebeluar.

Pak ditë më parë është raportuar se PSG-ja ka kërkuar nga Barcelona shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Nelson Semedos plus 50 milionë euro, në mënyrë që ta lejojë largimin e Neymarit. 



Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Barcelona gjithmonë e më afër Neymarit: Ofrohen Dembele dhe Rakitic plus para, PSG gati të pranojë

Realit i refuzohet oferta 91 milionë euro dhe Bale në shkëmbim për Neymarin nga PSG-ja