in

Neymar, një bast që Barcelonës i kushton 500 milionë euro

Loading...

Problemi që do të ketë Ernesto Valverde nëse Barcelona nënshkruan me Neymarin duket si lojë fëmijësh në krahasim me problemet që departamenti i financave në klub, do të ketë në rast të ardhjes së brazilianit.

Barcelona do të duhet të llogarisë kostot e një operacioni që mund të kushtojë diku rreth 500 milionë euro.

Marrëveshja për ta rikthyer Neymar në Camp Nou përfshinë një tarifë prej 170 milionë euro që do të shkojnë te PSG, shumë të cilën Barça shpreson ta paguajë në dy këste, dy herë nga 85 milionë euro.

Neymar kishte pagë prej 22 milionë në Camp Nou, e cila u rrit në 37 kur ai nënshkroi me Paris SG.

Është folur që lojtari ka pranuar pagë më të ulët, por flitet se ai do të pranojë të kalojë në Spanjë për 30 milionë euro neto në vit.

Kjo do t’i binte diku rreth 60 milionë euro bruto për klubin, me taksat e tij që janë llogaritur në këtë shumë.

Një marrëveshje pesë-vjeçare do të thoshte 300 milionë euro, duke ia shtuar edhe 170 milionë euro të transferimit – shuma në total shkon në 470 milionë euro.

Shtoni këtu edhe komisione dhe shpenzime e tjera, shuma shkon rreth 500 milionë euro.

Një operacion i madh dhe i kushtueshëm për Barcelonën, që duhet ta mendojë disa herë. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Barcelona me ofertën më të fundit për PSG-në, 130 milionë euro plus dy lojtarë për Neymarin

Kompletohen 32 klubet pjesëmarrëse e Ligës së Kampionëve – ndahen edhe vazot