in

Neymar pranon ta ulë pagën, vetëm që të rikthehet te Barcelona

Loading...

Neymari tashmë është penduar që u largua para dy vitesh nga Barcelona, për të kaluar kështu te Paris Saint-Germain në shumën rekorde 222 milionë euro.

Sulmuesi brazilian u largua në vitin 2017 nga Camp Nou për të ikur nga hija e Lionel Messit, por edhe që të ketë shanse më të mëdha për ta fituar Topin e Artë.

Por, deri më tani, koha e kaluar në Paris ka qenë një ankth për 27-vjeçarin që tani e do rikthimin në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madridin në garë.

Neymar aktualisht fiton 38 milionë euro në sezon te PSG-ja, mirëpo sipas ESPN, ai është i gatshëm që ta ulë pagën për 15 milionë euro vetrëm që të rikthehet te Blaugranasit.

Braziliani është i gatshëm që të pranojë pagë prej 23 milionë eurosh në sezon te Barcelona, vetëm që të rikthehet në Camp Nou.

Kampioni i Ligue 1 thuhet se po e kërkon Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen në marrëveshje për Neymarin, derisa katalunasit po refuzojnë t’i ofrojnë të dy lojtarët. 


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
PSG dëshiron Dembelen dhe Coutinhon në këmbim të Neymarit

PSG dëshiron Dembelen dhe Coutinhon në këmbim të Neymarit

LIVE: Athletic Club – Barça: ngrohja e lojtarëve para ndeshjes