Njoftim rreth lëndimit të Ousmane Dembele: lojtari mund ta mbyllë sezonin para kohe!
in

Njoftim rreth lëndimit të Ousmane Dembele: lojtari mund ta mbyllë sezonin para kohe!

Loading...

Barcelona ka lëshuar edhe një njoftim në lidhje me lëndimin e Ousmane Dembeles.

Skuadra katalunase konfirmoi dje se sulmuesi francez ka pësuar lëndim në seancën stërvitore të zhvilluar dje në mëngjes.

Blaugranasit kanë bërë të ditur se lojtari ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë, derisa ka tendosur muskujt.

Në njoftim më tej thuhet se Dembele do t’u nënshtrohet disa testeve më të detajuara dhe aty do të kuptohet se sa do të mungojë.

Në rast se lëndimi është serioz, lojtari mund të mbyllë sezonin para kohe.

Ditë më parë fituesi i kupës së Botës u rikthye te kampioni i La Liga-s, mirëpo u lëndua përsëri.

Që nga transferimi i tij në Camp Nou nga Borussisa Dortmundi, ai ka qëndruar më shumë i lënduar se sa që ka luajtur. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Messi mori fitoren e 500-të në karrierë me fanellën blaugrana

Dramë te Barcelona: Messi iu kundërpërgjigjet kritikave të Abidal

Dramë te Barcelona: Messi iu kundërpërgjigjet kritikave të Abidal