Parashikim, analizë, formacionet e mundshme: Real Madrid – Barcelona, El Clasico e 246-të
in

Parashikim, analizë, formacionet e mundshme: Real Madrid – Barcelona, El Clasico e 246-të

Loading...

Real Madrid do të jetë nikoqir i Barcelonës në atë që njihet edhe si El Clasico (i 246-të zyrtar), e që është padyshim derbi më i madh në botë, që sot luhet në kuadër të javës së 30-të në La liga.

Los Blancos mirëpresin Blaugranasit në stadiumin Alfredo di Stefano nga ora 21:00, e që vëmendja do të jetë sot pikërisht tek ky ballafaqim.

Për këtë sfidë, Zinedine Zidane do të jetë pa lojtarët si Dani Carvajal dhe Sergio Ramos që janë të lënduar, derisa Raphael Varane është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Ronald Koeman nuk do të mund të llogarisë në Philippe Coutinhon, Ansu Fatin dhe Neton, që po ashtu janë të lënduar.

Analizë

Varane do të jetë jashtë fushe për shkak të infektimit me COVID-19, derisa problem për Real Madridin do të jetë edhe mungesa e Ramosit.

Nacho dhe Eder Militao do të startojnë si qendërmbrojtës, për shkak të mungesës së opsioneve të tjera.

Vinicius do të startojë nga krahu i majtë i sulmit, pas një shfaqje mbresëlënëse ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Barcelona ka përfshirë Gerard Piquen në skuadër, pas rikthimit nga lëndimi, derisa Ousmane Dembele do të startojë, pas paraqitjes së mirë ndaj Real Valladolidit.

Sergino Dest pritet të vazhdojë të luajë nga krahu i djathtë, derisa Ronald Koeman do të kalojë në skemëm 3-4-3.

Antoine Griezmann që pushoi në ndeshjen e kaluar, për shkak se u bë baba për të tretën herë, do të jetë i gatshëm për El Clasico.

Statistika

Real Madridi ka fituar 17 nga 21 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga

Barcelona ka fituar nëntë ndeshje e fundit të tyre në udhëtim në kuadër të ligës spanjolle.

Barcelona ka fituar të dy pjesët në tetë nga nëntë sa u ka luajtur në ligë.

Barcelona ka shënuar së paku dy gola në shtatë takimet e tyre të fundit në La Liga.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në tetë takime nga dhjetë të fundit në shtëpi në La Liga.

Parashikimi: Kjo ndeshje parashikohet të përfundojë me barazim.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Mendy, Nacho, Militao, Vazquez, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Benzema, Asensio.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, De Jong, Lenglet, Pique, Dest, Alba, Pedri, Busquets, Griezmann, Dembele, Messi.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, dy rikthime të mëdha te Barcelona

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

Barcelona konfirmon se Ansu Fati iu nënshtrua përsëri një operimi

Barcelona konfirmon se Ansu Fati iu nënshtrua përsëri një operimi