in

Më pëlqenMë pëlqen HAHAHAHAHAHA I InatosurI Inatosur Nuk po kuptoj!Nuk po kuptoj!

Përfundojnë bisedimet mes PSG-së dhe Barcelonës për Neymarin

Përfundojnë bisedimet mes PSG-së dhe Barcelonës për Neymarin
Loading...

Bisedimet midis PSG-së dhe Barcelonës kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje rreth të ardhmes së Neymarit.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët e klubit blaugrana po shpresojnë që lojtarin ta transferojnë para mbylljes së afatit kalimtar veror, i cili do të zgjas deri më 2 shtator.

Përveç kësaj, lojtari ia ka bërë të qartë klubit parisien se dëshiron të transferohet te skuadra katalunase pas dy viteve kur u largua.

Leonardo ka qenë në krye të përfaqësimit të PSG-së në takim për shkak të mungesës së presidentit, Nasser Al-Khelaifi, ndërsa Oscar Grau, CEO i Barças, Javier Bordas, drejtor si dhe Eric Abidal, sekretar teknik, kanë qenë në përbërjen e delegacionit të klubit spanjoll.

Nga ana e tij, Pini Zahavi, ka qenë ndërmjetësi midis të dy palëve në bisedime, raporton gazeta “Le Parisien “. Përveç kësaj, raportohet se drejtuesit kampionit të La Liga përpara takimit me kampionët francez u takuan me babanë e Neymarit.

“Le Parisien” ka shkruar sot se Barcelona ka ofruar 170 milionë euro për shërbimet e brazilianit gjersa kontratë do të jetë e vlefshme për tre sezonet e ardhshme. Një shumë që do të paguhej në dy këste, domethënë 85 milionë këtë vit dhe 85 të tjera gjatë vitit të ardhshëm. Por, siç ka mësuar AS, Barcelona mohon që është arritur një marrëveshje për atë shifër.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Neymar i ka thënë PSG-së që dëshiron të kalojë vetëm te Barcelona

Neymar i ka thënë PSG-së që dëshiron të kalojë vetëm te Barcelona

Zyrtari i Barcelonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin