in

Përfundon ndeshja dramatike, Osasuna dhe Barcelona ndajnë pikët

Përfundon ndeshja dramatike, Osasuna dhe Barcelona ndajnë pikët
Loading...

Osasuna dhe Barcelona kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Roben Torres në minutën e shtatë, pas asistimit që pranoi nga Brandon Llamas.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Osasunas, mirëpo e dyta kishte një skenar tjetër.

Blaugranasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e talentin 16-vjeçar Ansu Fatit (51’), nga asistimi që pranoi nga Charlez Perez.

Barcelona arriti ta përmbyste rezultatin me golin e shënuar nga Athur Melo në minutën e 64-të, e që sërish Perez ishte asistuesi.

Por, vendasit ishin tejet me fat, pasi në minutën e 79-të u akordua penallti, e që nga pika e bardhë Torres (81’) u tregua i saktë.

Pas javës së tretë, Barcelona gjendet në vendin e pestë me katër pikë, një më pak se Osasuna, derisa në javën e katërt, katalunasit do të përballen me Valencian në ‘Camp Nou’. 


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
16-vjeçari Ansu Fati gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës, feston me lot në sy

Ansu Fati gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës, feston me lot në sy

Përfundon saga Neymar, braziliani vendos të mbetet te PSG

Përfundon saga Neymar, braziliani vendos të mbetet te PSG