in

Presidenti i La Ligas, Tebas: Messi është lojtari më i mirë në histori

Presidenti i La Ligas, Tebas: Messi është lojtari më i mirë në histori
Loading...

Javier Tebas e vlerëson lartë yllin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili sipas tij është lojtari më i mirë në histori.

Messi mori për herë të parë çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj , përpara Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, në Milano të hënën.

Debati se kush është lojtari më i madh shpesh është përqendruar te Messi, Ronaldo, Diego Maradona dhe Pele, por Tebas nuk ka dyshime.

Sipas presidentit të La Ligas, ylli argjentinas i katalunasve është lojtari më i mirë në histori.

“Ai është lojtari më i mirë në histori”, ka thënë fillimisht Tebas për Messin.

“Ne jemi me fat që e kemi në La Liga. Nuk mund ta imagjinoj një kampionat pa Messin”.

“Ai ka lindur në ligën spanjolle dhe shpresoj që ai të përfundojë [karrierën e tij] këtu”, përfundoi presidenti i La Ligas.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Deklarata e Valverdes pas fitores së Barcelonës ndaj Villarreal-it.

Deklarata e Valverdes pas fitores së Barcelonës ndaj Villarreal-it.

Caktohet orari për El Clasico, vendoset në një orar të pazakontë!

Caktohet orari për El Clasico, vendoset në një orar të pazakontë!