Përveç Leo Messit dhe Frenkie de Jongut, edhe Marc Andre ter Stegen ka qenë i ftuar në ditën e sotme në eventin e UEFA-s, pasi ai është i nominuar për çmimin ‘Portieri më i mirë’ bashkë me Jan Oblakun dhe Alisson Beckerin.
Megjithatë, portieri gjerman nuk ka udhëtuar sot me dy bashkëlojtarët e tij. Arsyeja për këtë gjë është se Ter Stegeni e din që nuk do jetë i zgjedhur për portierin më të mirë, prandaj edhe nuk e ka parë të arsyeshme të jetë prezent atje për kot.
Jan Oblak e fitoi çmimin ‘Zamora’ për portën më të pastër në La Liga, ndërsa Alisson e fitoi UCL-në. Këto janë dy faktorë që tregojnë se këta dy portierë janë më favoritët sonte!
GIPHY App Key not set. Please check settings