in

PSG nuk i dëshiron Coutinhon e Dembelen, kërkon mbi 222 milionë euro për Neymar

Loading...

Barcelona ka bërë ofertë me para dhe ka përfshirë lojtarë në kërkesën për transferimin e Neymarit, mirëpo Paris Saint-Germaini nuk heq dorë nga çmimi i kërkuar.

Kampioni i Ligue 1 dëshiron mbi 222 milionë euro për sulmuesin brazilian dhe nuk është i interesuar për lojtarët që i kanë ofruar katalunasit.

AS ka raportuar të martën se Blaugranët kanë ofruar 40 milionë euro plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen për 27-vjeçarin.

Mirëpo, PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarin për më pak se 222 milionë euro, aq sa e kishte blerë në vitin 2017.

Në rast se Barca vazhdon të insistojë për përfshirjen e lojtarëve në marrëveshje, parisienët mund të mendojnë vetëm për ndonjë mbrojtës, pasi tashmë kanë lojtarë të mjaftueshëm në pozitat ku luajnë Coutinho e Dembele (Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel Di Maria e Julian Draxler).


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barca rikthen besimin te Todibo pasi dështoi në De Ligtin dhe Lindelofin

Barca rikthen besimin te Todibo pasi dështoi në De Ligtin dhe Lindelofin

PSG ua ofron Neymarin tre gjigantëve evropianë, por jo edhe Barcelonës