in

Më pëlqenMë pëlqen

Reagimi i Ronaldos pas zgjedhjes së Messit ‘sulmuesi i vitit’ nga UEFA i thotë të gjitha, fytyra e portugezit bëhet virale

Reagimi i Ronaldos pas zgjedhjes së Messit ‘sulmuesi i vitit’ nga UEFA i thotë të gjitha, fytyra e portugezit bëhet virale
Loading...

Fytyra e Cristiano Ronaldos kur Lionel Messi fitoi çmimin e UEFA-s për sulmuesin më të mirë të vitit ishte një pamje absolute dhe i ka bërë njerëzit të flasin shumë në mediat sociale.

Asnjëri nga dy lojtarët më të mirë në botë nuk fitoi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’ të vitit nga UEFA, pasi ky çmim u mor nga mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk duke u bërë mbrojtësi i parë që fitoi çmimin.

Por, Messi, i cili shënoi 51 gola për klubin dhe vendin gjithashtu u nderua me çmim nga UEFA, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i vitit nga UEFA.

Dhe kur u tërhoq nga skena pasi mori trofeun e tij dhe tha disa fjalë, shumë prej tyre panë reagimin në fytyrën e Ronaldos.

Sidoqoftë, për të qenë i drejtë me superyllin portugez, ai ia zgjati dorën e urimit fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, edhe pse nuk ishte i kënaqur shumë kur ai fitoi çmimin para tij.

Më vonë, Ronaldo e ftoi Messin për darkë dhe tregoi se ka një respekt të jashtëzakonshëm mes tyre kur foli për dyshen që ndau një skenë për 15 vjet.

“E ndava skenën me të (Messin) për 15 vjet”, ka thënë fillimisht Ronaldo në ceremoni.

“Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë në futboll – dy njerëz të njëjtë të jenë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që kemi një marrëdhënie të mirë – nuk kemi darkuar së bashku akoma, por shpresoj që do ta bëjmë në të ardhmen”.

“Ne kemi atë garë mes vete, ai më shtyu dhe unë e shtyva atë gjithashtu të bënte më mirë”.

“Është mirë të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam atje, dhe natyrisht, edhe ai është po ashtu”, përfundoi ylli portugez.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Sneijder parashikon dy favoritët kryesorë për Ligën e Kampionëve, analizon edhe Interin

Sneijder parashikon dy favoritët kryesorë për Ligën e Kampionëve, analizon edhe Interin

Publikohen detajet e marrëveshjes PSG – Barcelona për Neymarin, 200 milionë euro dhe tre futbollistë