in

Reagon PSG: Neymar nuk është i lënduar, por po bisedojmë me klube për shitjen e tij

Loading...

Neymar vazhdon jetë në vëmendje e shtypit sportiv ku negociatat për të mes PSG me Real Madridin dhe Barcelonën po vazhdojnë.

Por të enjte e përditshmja franceze Le Parisien e publikoi një artikull ku thuhej se Neymar është ende i lënduar.

Por reagimi i klubit ka qenë i menjëhershëm, duke thënë se lojtari është shëruar plotësisht.

Leonardo, drejtori sportiv i klubit, në një intervistë për RMC Sports, tha që këto raportime janë të pasakta.

“Është e thjeshtë. Ekipi mjekësor dhe kirurgët më të mirë në botë po kujdeseshin për Neymarin që nga fillimi i sezonit. Fraktura është shëruar. Lëndimi i Neymar është plotësisht i rregulluar”, ka thënë Leonardo.

Sa i përket të ardhmes së Neymar, Leonard e pranoi që: “PSG ka zhvilluar bisedime me klube të tjera për të ardhmen e lojtarit, por nuk ka pasur përparime”.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Lëndimi i Neymar është më i madh se sa duket, gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht

Valverde: Messi nuk është ende gati, nuk do ta rrezikojmë

Valverde: Messi nuk është ende gati, nuk do ta rrezikojmë