Realit i refuzohet oferta 91 milionë euro dhe Bale në shkëmbim për Neymarin nga PSG-ja

Loading...

Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Neymarit në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germian.

Skuadra spanjolle ka disa afate që tenton ta transferojë sulmuesin brazilian, derisa në këtë verë janë më afër se kurrë më parë, mirëpo rivalizohen edhe nga Barcelona.

Lojtari 27-vjeçar tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Parku i Princave, derisa Mundo Dportivo ka zbuluar ofertën e parë të Los Blancos.

Sipas të përditshmes spanjolle, kampioni i trefishtë evropian i ka ofruar klubit parisien 91 milionë euro dhe Gareth Balen, në shkëmbi të shërbimeve të Neymarit.

Por, PSG e ka refuzuar menjëherë ofertën e bërë nga madrilenët, pasi kanë kërkuar nga ata që në marrëveshje ta përfshijnë edhe Luka Modricin.

Real Madridi thuhet se do të tentojë ta ulë shumën e parave dhe t’i ofrojë dy lojtarët në mënyrë që ta transferoj brazilianin. 


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Messi po i bën presion Barcelonës për Neymarin, nuk i pëlqen Griezmanni

Messi po i bën presion Barcelonës për Neymarin, nuk i pëlqen Griezmanni

Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet

Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet