in

Rivaldo: MSG nuk mund të arrijë nivelin e MSN-së, Neymar më vendimtar se Griezmanni

Rivaldo: MSG nuk mund të arrijë nivelin e MSN-së, Neymar më vendimtar se Griezmanni

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo e ka pranuar se nuk është i sigurt nëse Antoine Griezmann është i aftë të bëjë një ndryshim me Blaugranët.

Griezmann arriti këtë verë nga Atletico Madrid në një marrëveshje prej 120 milionë eurosh, ndërsa ka shënuar dhe asistuar disa herë në këtë fillim.

Por, legjenda braziliane, Rivaldo beson se sulmuesi i Barcelonës me Griezmannin duke do të mund të arrijë nivelin e treguar me Neymarin.

“Treshja e re sulmuese e Barçës, Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann , po tregojnë shenja të mira dhe tregojnë se mund të funksionojë në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Megjithatë, unë nuk mendoj se do të arrijë nivelin e MSN-së”.

“Neymari është një lojtar unik që krijon shumë pasime, shënon shumë gola dhe merr kontrollin e lojës kur të jetë e nevojshme”.

“Kjo është diçka që Griezmann nuk e ka akoma dhe edhe pse ai tashmë ka shënuar disa herë, por nuk është përshtatur ende me stilin e ri të lojës”, përfundoi braziliani.

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Zyrtare: Caktohet data e re e El Clasicos

Zyrtare: Caktohet data e re e El Clasicos

Messi barazon rekordin e Ronaldos për më shumë het-trik në histori të La Ligas