in

Ronaldinho flet për herë të parë për kohën në burg dhe situatën në të cilën ndodhet

Ronaldinho flet për herë të parë për kohën në burg dhe situatën në të cilën ndodhet
Loading...

Ronaldinho ka folur për herë të parë lidhur me qëndrimin në burg dhe si e ka kaluar kohën duke luajtur futboll dhe duke nënshkruar autografe.

Legjenda braziliane shpreson për një zgjidhje më të shpejtë të çështjes së pasaportës false, si pasojë e të cilës qëndroi një muaj në burg, ndërsa që nga 7 prilli është në arrest shtëpiak në një hotel në Paraguai.

Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen paraguaiane ABC Color, 40-vjeçari ka thënë se nuk kishte imagjinuar kurrë se mund të ndodhej në një situatë si kjo e tanishmja. Ai u ka thënë gazetarëve se nuk e ka pasur idenë se pasaporta e tij dhe e vëllait, me të cilat hynë në Paraguai, janë false.

Hoteli ku po qëndron Ronaldinho në arrest shtëpiak (Foto: Palmaroga Hotel)

“U shokuam kur e morëm vesh se dokumentet nuk ishin legale. Nga ai çast, qëllimi jonë ka qenë që të bashkëpunojmë me gjykatat për ta sqaruar gjithë këtë. Unë kam besim. Gjithmonë lutem që gjërat të shkojnë mirë dhe me vullnet të Zotit kjo do të përfundojë mirë së shpejti”.

“Kur e mësova se do të shkoja në burg, u lëndova shumë. Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të jem në një situatë të këtillë. Gjithë jetën time jam përpjekur që të arrij në nivelet më të larta profesionale dhe t’u ofroj lumturi njerëzve me futbollin tim”, ka deklaruar Ronaldinho.

Gjatë intervistës janë prekur edhe tema të karrierës së tij, ndërsa të tjerat kishin të bëjnë me situatën e tanishme dhe problemet me autoritetet. Ai konfirmoi se ka udhëtuar në Paraguai me vëllanë e tij, Roberto de Assis Moreira, për të qenë pjesëmarrës në hapjen e një kazinoje online dhe një libri.

Ronaldinho duke luajtur në burg (Foto: Golder’s Neës & Sport Ltd./Golders)

Braziliani ka folur për të burgosurit tjerë, ku ishte fotografuar duke luajtur futboll, për të cilët ka thënë se kanë trajtuar mirë.

“Loja e futbollit, nënshkrimi i autografeve dhe fotografimi me njerëzit, është pjesë e jetës time. Nuk kam arsye pse të mos e bëj, sidomos me njerëzit që kanë përjetuar momente të vështira njësoj sikur unë”, ka thënë Ronaldinho.

I pyetur se çfarë do të bëjë pasi të lirohet nga ky makth, ai është përgjigjur: “Gjëja e parë që do ta bëj është t’ia jap nënës time një puthje të madhe. Që nga fillimi i krizës së coronavirusit, ajo ka përjetuar çaste të vështira. Pastaj do ta absorboj ndikimin që ka krijuar kjo situatë dhe do të vazhdoj përpara me besim dhe forcë”.

Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan më 6 mars pas hyrjes në Paraguai me pasaporta fals që tregonin se ata janë qytetarë të natyralizuar paraguaianë.

Tashmë është duke u zhvilluar një hetim kriminal dhe autoritet po grumbullojnë fakte lidhur me skandalin e pasaportave që ka çuar në arrestimin e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë një biznesmen brazilian, i cili besohet se ua ka dhënë dokumentet.

Ish-futbollisti brazilian është paralajmëruar se mund të qëndrojë në arrest shtëpiak për disa muaj, para se të merret vendimi nëse do të shkojë në gjykatë.

Dënimi maksimal për krimin që hetohet është deri në pesë vjet burg, ndërsa Ronaldinho dhe vëllai i tij thonë se janë mashtruar.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Barcelona e ka të vështirë ta financojë transferimin e Lautaros

Neymar refuzon kontratën e re me PSG-në, sakrifikon shumë për Barcelonën