in

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve
Loading...

Të martën mbrëma (8 dhjetor), Barcelona dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa sytë e gjithë futbolldashësve do të jenë te dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Portugezi, i cili ditë më parë arriti shifrën prej 750 golash në karrierë (me klube dhe kombëtaren), është golashënuesi më i mirë në histori të garës më të madhe evropiane për klube.

Megjithatë, CR7 nuk ka shënuar asnjëherë kundër Messit në Ligën e Kampionëve, derisa argjentinasi ka realizuar tre gola në pesë përballje mes tyre në garën elitare.

Përballja në Camp Nou do të jetë e para për dy më të mirët e futbollit modern që nga koha kur Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit në verën e vitit 2018.

35-vjeçari nuk luajti në takimin e parë ndërmjet dy skuadrave në muajin tetor në Torino, duke qenë se kishte rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa atë takim e fituan Blaugranët.

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve

Ronaldo dhe Messi kanë zhvilluar 33 ndeshje kundër njëri-tjetrit në të gjitha garat. Argjentinasi i ka fituar 15 prej tyre duke shënuar 21 gola. Portugezi i ka fituar nëntë nga ato sfida dhe ka shënuar 18 gola. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Cadiz nga liga e dytë e Spanjës gjunjëzon Barcelonën dështake!

Cadiz nga liga e dytë e Spanjës gjunjëzon Barcelonën dështake!

Bonucci ka një ide se si duhet ndalur Messin në derbin Barcelona – Juventus

Bonucci ka një ide se si duhet ndalur Messin në derbin Barcelona – Juventus