Rrumbullakosi 200 ndeshje, Barça përgatit dhuratën e madhe për Ter Stegen
in

Rrumbullakosi 200 ndeshje, Barça përgatit dhuratën e madhe për Ter Stegen

Realisht është vërtet e vështirë të shkëlqesh në një skuadër, që ka Leo Messin në radhët e saj, por Marc-André Ter Stegen ia ka dalë mbanë. Performanca e tij është dëshmuar e konsoliduar ndeshje pas ndeshjeje. Si shembull mund të përmendim pritjet e tij të jashtëzakonshme kundër Getafe, Inter apo Sevilla, tre rivalët e fundit të katalanasve. Presidenti dhe drejtori sportiv i Barçës janë shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e portierit gjerman në skuadër, ndaj në javët e ardhshme do të ulen me të për të diksutuar rinovimin e kontratës. Të gjithë e kanë të qartë se këtë vit është koha për ta “lidhur” portierin.

Ter Stegen i përfundon kontrata aktuale (të cilën e rinovoi në maj 2017) në qershor 2022. 27-vjeçari ka treguar se është një nga portierët më të sigurt dhe më të besueshëm të peizazhit ndërkombëtar të futbollit. Klubi duket i sigurt se do të arrijnë një marrëveshje për ta ronovuar marrëveshjen, sepse gjermani është i lumtur në “Camp Nou” dhe ndjehet i vlerësuar. Ai është portieri titullar i padiskutueshëm. 

Fundjavën e kaluar, kundër Sevilla-s, ai luajti ndeshjen e 200-të me blaugrana-t. Andoni Zubizarreta ishte ai, që e solli te Barça. Ter Stegen, i cili dallohet për shkathtësinë, ftohtësinë, reflekset dhe punën e mirë në lojën me këmbë, e ka mbrojtur të paprekur portën e tij në 84 ndeshje. Ai ka bërë gjithsej 526 pritje në 200 ndeshjet e luajtura deri tani.

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Messi për ta shpëtuar Dembelen nga kartoni i kuq: Nuk di të flasë, nuk di të flasë

Messi për ta shpëtuar Dembelen nga kartoni i kuq: Nuk di të flasë, nuk di të flasë

Messi zbulon golin më të mirë, momentin më të keq në karrierë dhe vështirësitë në përballjet me klubet angleze

Messi zbulon golin më të mirë, momentin më të keq në karrierë dhe vështirësitë në përballjet me klubet angleze