in

Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën, por klauzola e tij është më ndryshe

Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën, por klauzola e tij është më ndryshe
Loading...

Barcelona e shkarkoi mbrëmë Ernesto Valverden shkaku i ecurisë së dobët të skuadrës në këtë sezon.

Skuadra katalunase nuk dëshironte të vazhdonte më me spanjollin dhe e zëvendësoi atë menjëherë.

Quique Setien e zëvendësoi Valverden, duke nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

Por, ESPN raporton se në klauzolën e trajnerit është një marrëveshje se në rast që nuk tregon formë të mirë, mund të largohet qysh në fund të sezonit.

Blaugranasit dëshirojnë një trajner që mund t’u sjell suksese në Evropë, e që atë nuk po e arrijnë së paku që nga largimi i Luis Enriques.

Kështu, kampioni në fuqi i La Liga-s thuhet se ka lënë hapësirë që Xavi Hernandez që është në krye të skuadrës së Al-Sadd, të marrë drejtimin e tyre.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës, të sapoemëruarin Quique Setien

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës, të sapoemëruarin Quique Setien

Quique Setien: Dje isha duke u shëtitur afër lopëve në fshat, sot po i stërvit lojtarët më të mirë në botë