in

Setien për fitoren e vuajtur të Barcelonës në Kupën e Mbretit: Kemi bërë shumë gabime

Loading...

Quique Setien ka komentuar fitoren e vuajtur të Barcelonës ndaj UD Ibizas në kuadër të 1/16 së Kupës së Mbretit.

Barcelona fitoi 2-1 ndaj skuadrës nga liga e dytë e Spanjës, fal dy golave të Antoine Griezmannit, që u shënuan në fund të takimit.

Setien ka thënë se ata kanë bërë shumë gabime dhe kanë humbur topin lehtësisht, duke i lejuar kundërshtari të luajë lojën e tyre.

“Ne kemi bërë shumë gabime dhe bëmë ndeshjen më të lehtë për kundërshtarin. E dinim se ndeshja do të ishte e vështirë. Kemi humbur topin shumë herë dhe në pjesën e dytë kemi gjetur hapësirë”, ka thënë ai.

“Kundërshtari luftoi deri në fund të takimit, por nuk duhet që e njëjta gjë të na ndodhë sërish. Nuk kishim shumë njohuri për terrenin kundërshtar, por skuadra vazhdoi të luante dhe fituam”.

“Ndoshta u fokusuam shumë, mirëpo nuk duhet mohuar edhe punën e Ibizas që bënë në fushë. Dëshironim të luanim ndeshjen tonë, por ata nuk na lejuan”, ka shtuar më tej Setien.

Barcelona kaloi në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit dhe tani pret të mësojë për kundërshtarin e radhës.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Griezmann - shpëtimtari i Barcelonës në Kupën e Mbretit, Barcelona eliminon me shumë vështirësi UD Ibiza

Griezmann – shpëtimtari i Barcelonës në Kupën e Mbretit, Barcelona eliminon me shumë vështirësi UD Ibiza

Aubameyang i thotë po kalimit te Barcelona, tani duhet t’ia kumtojë vendimin e tij Arsenalit

Aubameyang i thotë po kalimit te Barcelona, tani duhet t’ia kumtojë vendimin e tij Arsenalit