in

BOSSBOSS

Simeone: Nuk do të flas për Griezmannin, sepse ai luan për një ekip tjetër

Loading...

Atletico Madridi dhe Barcelona zhvillojnë kryendeshjen e kësaj jave në La Liga, ndërsa tema kryesore e mediave sportive është kthimi i Antoine Griezmann në Wanda Metropolitano.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Los Rojiblancos, Diego Simeone, është pyetur në lidhje me sulmuesin francez i cili në verën e kaluar nënshkroi për katalunasit.

Derisa pritet që tifozët e Atleticos ta fishkëllejnë Griezmannin, ish-trajneri i tij ka hezituar të flasë shumë për të, por ka theksuar se e kaluara flet vet se për çfarë lojtari është fjala.

“E kaluara e Griezmannit dhe numrat flasin vet, nuk ka nevojë që unë të shtoj asgjë. Nuk do të flas për Griezmannin, sepse ai luan për një ekip tjetër”.

“Çfarë bëjnë njerëzit është vendimi i tyre, unë kam qenë gjithmonë i qartë se çfarë kam menduar për të kur kam punuar për të”, ka deklaruar Simeone.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Fjalimi motivues i Messit dhe lotët e Albas – Rakuten publikon dokumentarin e Barcelonës në eliminimin nga Liverpooli

Tifozët e Atletico Madridit me baner thumbues ndaj Griezmannit

Tifozët e Atletico Madridit me baner thumbues ndaj Griezmannit