Sot, gjashtë vite më parë – Beogradi ishte i ‘mbuluar’ nga droni Autochthonous
in

Sot, gjashtë vite më parë – Beogradi ishte i ‘mbuluar’ nga droni Autochthonous

Loading...

“Droni” i famshëm i ngritur mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në tetor të vitit 2014 ka mbushur sot (e mërkure) gjashtë vite. Sot, gjashtë vite më parë – Beogradi ishte i ‘mbuluar’ nga droni Autochthonous.

Më 14 tetor të vitit 2014, në orën 21: 27 është ndërprerë ndeshja Serbi – Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Francë 2016.

Në minutën 42-të në qiell u ngrit flamuri me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe me mbishkrimin  “AUTOCHTHONOUS”.

Ndërprerja ishte paralajmëruar po thuajse që para fillimit: Ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të himnit kombëtar shqiptar.

Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja. Arbitri britanik, Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte edhe pse ishim duke luajtur futboll.

E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42. Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

Të gjithë mbeten të habitur e të heshtur duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia. Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

autokton3

Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë.

Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen duke kërkuar shpëtim në zhveshtoren e vet. Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata sa u futen në kthinën e vet të stadiumit. Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja.

autokton4

Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3:00 mëngjesit u kthyen në Tiranë.

Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, tre pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë. Në ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina, Ballisti.

Shqipëria arriti të realizonte ëndrrën e kamotshme dhe të kualifikohej në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Cristiano Ronaldo infektohet me COVID-19

Cristiano Ronaldo infektohet me COVID-19

Vazhdon kriza te Barcelona – lojtarët refuzojnë t’i ulin pagat

Vazhdon kriza te Barcelona – lojtarët refuzojnë t’i ulin pagat