Luis Suarez mendon se Neymarit duhet t’i jepet hapësirë që ta marr vendimin për të ardhmen e tij, ku spekulohet një rikthim i mundshëm në Barcelona.
Suarez dhe Neymar, së bashku me Leo Messin, luajtën së bashku mes viteve 2014 dhe 2017.
“E di se është një kohë e vështirë për Neymarin”.
“Ai duhet të lihet vetëm me njerëzit e tij për të vendosur atë që dëshiron”, ka thënë Suarez për Sport 890.
Duke folur edhe për të ardhmen e tij, Suarez mohoi se e ka menduar largimin nga Barcelona.
“Në asnjë moment, kurrë nuk e konsideroja largimin nga Barcelona”.
“Unë jam aty për të ndihmuar klubin, jam në skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë ai.
GIPHY App Key not set. Please check settings