in

Suarez: Humbje shqetësuese – ne jemi Barca, duhet ta fitojmë çdo ndeshje

Suarez: Humbje shqetësuese – ne jemi Barca, duhet ta fitojmë çdo ndeshje
Loading...

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka dhënë opinionet e tij lidhur me humbjen befasuese nga Granada të shtunën mbrëma.

Katalunasit pranuan dy gola në udhëtimin që shumëkush e konsideronte të lehtë për Blaugranët, ndërkohë që kundërshtari i tyre mori kryesimin në La Liga.

Uruguaiani e ka pranuar se katalunasit duhet t’i përmirësojnë shumë gjëra në ndeshjet e radhës pas kësaj humbjeje nga ekipi i promovuar në kampionatin spanjoll.

Suarez: Humbje shqetësuese – ne jemi Barca, duhet ta fitojmë çdo ndeshje

“Është një humbje shqetësuese, humbja dhemb. Ndërsa kjo është një humbje që duhet ta analizojmë mirë, sepse janë shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë… E patëm posedimin e topit, por nuk mundëm ta shfrytëzonim. Duhet ta analizojmë se çfarë ka ndodhur”.

“Ajo që duhet të shikojmë është se si po luajmë në udhëtim, pasi që mungesa e ngushtimit të hapësirave dhe rasteve është shqetësuese. Ne jemi Barca, duhet të dalim dhe të fitojmë secilën ndeshje, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ishin fjalët e Suarez pas ndeshjes.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Notat e lojtarëve: Granada 2-0 Barcelona, vlerësim i ulët për katalunasit

Notat e lojtarëve: Granada 2-0 Barcelona, vlerësim i ulët për katalunasit

Valverde i shqetësuar me humbjen nga Granada

Valverde i shqetësuar me humbjen nga Granada