in

Tifozët e Atletico Madridit me baner thumbues ndaj Griezmannit

Tifozët e Atletico Madridit me baner thumbues ndaj Griezmannit
Loading...

Tifozët e Atletico Madridit e kanë pritur jo edhe aq mirë Antoine Griezmannin në derbin që e zhvilluan Atletico Madridi dhe Barcelona në javën e 15-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lionel Messi në minutën e 86-të, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme dhe për t’u rikthyer në krye të tabelës.

Por, vëmendja më e madhe në këtë derbi kaloi te sulmuesi franceze, që në verën që shkoi u largua nga Los Cholchoneros për të kaluar te Blaugranasit.

Tifozët e Atletico Madridit kishin përgatitur një baner thuhmbues ndaj ish-lojtarit të tyre, që u largua në mënyrë jo aq të mirë nga Wanda Metropolitano.

“Dëshiroje të bëhesh emër dhe harruat të jeni një burrë”, thuhet në banerin e tifozëve të skuadrës madrilene.

Fituesit i Kupës së Botës pati një paraqitje të mirë në këtë derbi, pasi kishte disa shanse të mira për gol, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.



Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Simeone: Nuk do të flas për Griezmannin, sepse ai luan për një ekip tjetër

Lionel Messi fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë