in

Trajneri i Villarreal paralajmëron se do t’a ‘lëndojnë’ Barcelonën!

Loading...

Barcelona sonte do të luajë ndeshjen e rradhës në La Liga, kësaj here kundërshtari do të jetë nëndetësja e verdhe apo Villarreal!

Po shohim te Barcelona mungesë të rezultateve në këtë fillim të sezoniz e cila është në vendin e tetë të La Ligas pas 5 gjirove të kaluara – një gjë e pazakontë për blaugranët.

Në anën tjetër, Villarreal po kalon një formë të mirë dhe është një pozitë më lartë se Barça (me një pikë më shumë (gjithsej 8 pikë)).

Barcelona nuk din për humbje në Camp Nou kundër Villarreal-it që nga sezoni 2008/09, mirëpo siç po shkojnë gjërat nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë.

Kështu ka paralajmëruar edhe Javier Calleja – trajneri i Villarreal-it i cili pas barazimit kundër Real Madridit po synon që t’i shkaktojë probleme edhe Barçës.

Javier ka deklaruar: “Unë shpresoj të një ndeshje të mirë që ta shijojnë fansat. Të dy ekipet do të mundohemi të sulmojmë, të dy ekipet kemi shënuar shumë gola gola këtë sezonë dhe nuk do të dorëzohemi.

“Do të mundohemi me të gjitha forcat që të mbajmë një portë të pastër sikurse kemi bërë këtë javë. Do të mundohemi të marrim pikë kundër Barcelonës.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Vështrim: FC Barcelona vs. Villarreal

Vështrim: FC Barcelona vs. Villarreal

Formacionet zyrtare: Përballje interesante ndërmjet Villarrealit dhe Barcelonës

Formacionet zyrtare: Përballje interesante ndërmjet Villarrealit dhe Barcelonës