Më pëlqenMë pëlqen Për të qarëPër të qarë BOSSBOSS

Valverde drejt shkarkimit, katër trajnerë në pritje që ta marrin drejtimin e Barcelonës

Valverde drejt shkarkimit, katër trajnerë në pritje që ta marrin drejtimin e Barcelonës
Loading...

Ernesto Valverde mund të largohet nga drejtimi i Barcelonës.

Kampioni në fuqi i Spanjës nuk e ka nisur mirë këtë edicion në La Liga, duke humbur dy ndeshje dhe duke barazuar një tjetër, të gjitha jashtë Camp Nou.

Mediat spanjolle kanë raportuar se tekniku Ernesto Valverde mund të shkarkohet pas nismës jo të mirë të këtij edicioni.

E tanimë janë publikuar edhe emrat e katër trajnerëve që janë në pritje për ta marrë drejtimin e gjigantit katalunas.

Xavi Hernandez është i preferuari, me ish-mesfushorin që ka simpatinë edhe të tifozëve katalunas.

Ndërkohë në listë është edhe portugezi Jose Mourinho, edhe pse kjo duket pak e mundshme duke parë të kaluarën e tij me Real Madridin.

Dy emrat tjerë janë ai i Massimiliano Allegrit që është i papunë pas largimit nga Juventusi dhe francezit Arsene Wenger që gjithashtu nuk është angazhuar nga asnjë skuadër pas largimit nga Arsenali.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Umtiti mund të largohet në janar, Tottenham synon transferimin e tij

Umtiti mund të largohet në janar, Tottenham synon transferimin e tij

Dembele kthehet në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen me Villarrealin

Dembele kthehet në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen me Villarrealin