HAHAHAHAHAHA Më pëlqenMë pëlqen

Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë

Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë

Ernesto Valverde ka thënë se Interi e vërtetoi se janë një ekip i shkëlqyeshëm, por Barcelona rriti ritmin dhe kjo e bëri ndryshim e madh në pjesën e dytë.

Djelmoshat e Antonio Conte e dominuan pjesën e parë me raste në Camp Nou dhe kaluan në epërsi me Lautaro Martinezin pas tre minutash, por në pjesën e dytë Luis Suarez shënoi dy herë për t’ia dhënë fitoren Barcelonës.

“Unë do të them se është rezultati i duhur, trajneri i Interit do të thotë se nuk është”.

Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Interi është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ata vërtetuan në pjesën e parë. Ne dolëm duke luftuar në pjesën e dytë dhe shënuam golat vendimtarë”.

“Nerazzurrit kanë fituar gjashtë ndeshjet e para në Serie A dhe kjo tregon shumë, pasi ata shënuan me mundësinë e parë”.

“Ne bëmë ndryshime, rritëm ritmin dhe kjo bëri një ndryshim të madh në lojë”.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Ne e dimë se Messi është unik dhe është e qartë që ai bën ndryshimin. Ai nuk ishte në formën më të mirë fizike, por po përmirësohet dhe ne e pamë ndihmën e tij te goli i dytë”, ka thënë Valverde për Sky Sports.

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Inter

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Inter

Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Sevillës