Lionel Messi ende nuk është shëruar nga dëmtimi dhe Ernesto Valverde ka thënë se nuk do ta rrezikojë lojtarin derisa nuk është në nivelin e tij.
Ai me gjasë të madhe do të mungojë ndaj Athletic Bilbaos.
Por trajneri 55-vjeçar e ka pohuar, se procesi i rikuperimit të kapitenit të tij është në rrugën e duhur.
“Ne nuk do të rrezikojmë dhe e aq më pak me Leon. Ai nuk ka stërvitur akoma me ekipin”.
“Ne do të presim, por ai po ndjek një proces mjaft të mirë të rimëkëmbjes”, ka thënë ai.
GIPHY App Key not set. Please check settings