Valverde mundohet ta arsyetojë humbjen nga Atletico Madridi
in

Valverde mundohet ta arsyetojë humbjen nga Atletico Madridi

Loading...

Ernesto Valverde tregoi zhgënjimin e tij pas humbjes 3-2 të Barcelonës nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Barcelona u mposht me rikthim nga Atletico në ndeshjen e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite, por sipas trajneri Valverde, ekipi e tij nuk e meritoi këtë.

“Duket se ne e kishim kontrollin gjatë gjithë ndeshjes, por disa gabime na ‘vranë’”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.

“Atletico është një ekip i shkëlqyeshëm dhe nuk mund të hutoheni ndaj tyre. Nuk është fjala për krijimin e rasteve, por përfitimin e tyre”.

“Ne kemi dominuar pjesën e parë, e kemi mbyllur prapa Atleticon dhe kemi krijuar raste. Na kushtoi në fillim, por Atletico, përveç në fillim, nuk na dëmtoi. Një rast i izoluar ndryshoi gjithçka”.

“Goli i Messit bëri drejtësi dhe ne dominuam përsëri. Ne dominuam, por paguam shtrenjtë humbjet e topit dhe nga goli i dytë i anuluar. Bëmë një ndeshje të kompletuar”.

“Pozita jashtë loje e Arturo Vidal nuk dukej e tillë. Është vërtet e vështirë të kesh një linjë absolute, perceptimi i fushës nuk është i njëjtë me TV-në”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Atletico fiton me përmbysje trilerin ndaj Barcelonës, derbi ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës

Zyrtare: Luis Suárez do të operohet nesër dhe do të mungojë më shumë se 6 javë

Zyrtare: Luis Suárez do të operohet nesër dhe do të mungojë më shumë se 6 javë