in

Varane tregon se si mund të ndalet Messi: Nuk mund të mbroheni me të si me të tjerët

Loading...

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka folur për vështirësinë e bllokimit të Lionel Messit, duke rrëfyer se kërkohet më shumë se një njeri për të mbajtur argjentinasin magjik.

Varane është kthyer në yll në Santiago Bernabeu që kur u transferua nga Lens në vitin 2011, duke fituar katër Ligë të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës.

Francezi dhe Sergio Ramos që janë dy qendrat e Real Madridit, ka vuajtur ndër vite nga Lionel Messi.

Varane – Ramos (Getty Images)

Kapiteni i Barcelona është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në El Clasico, duke shënuar hiq më pak se 26 gola, duke i lënë pas emra si Alfredo Di Stefano, Cristiano Ronaldo dhe Cesar Rodriguez.

Varane e pranon se nuk është detyrë e lehtë, që të bllokohet një lojtar si ai.

“Ju nuk mund të mbroheni siç bëni me të tjerët dhe kjo kërkon punë ekipi. Ju nuk mund t’i lini atij hapësirë”, ka thënë ai kur u pyet për Messin.

“Të jesh mbrojtës i Real Madridit do të thotë të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë pas nesh”.

Varane ishte 18 vjeç kur ndërroi Lensin për Realin dhe u kthye në partner perfekt për Ramosin.

“Unë u frymëzova nga lojtarë si Pepe dhe Sergio Ramos sepse ata janë mbrojtës dhe nga dikush si Cristiano Ronaldo, i cili është një shembull për çdo futbollist”.

“Sergio Ramos ka një mentalitet fitues dhe ka përvojë të madhe”, ka thënë ai duke e lavdëruar edhe trajnerin Zinedine Zidanen.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Zyrtarizohet orari i ndeshjes së dytë El Clasico

Zyrtarizohet orari i ndeshjes së dytë El Clasico

Barça gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e Messit

Barça gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e Messit