in

Vidal paralajmëron largimin nga Barcelona

Loading...

Arturo Vidal mund të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kilian ka dhënë një deklaratë befasuese ku ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Camp Nou.

Ish-anëtari i Juventusit, Leverkusenit e Bayernit po shkëlqen këtë edicion me katalunasit, por Antonio Conte vazhdon ta kërkojë me çdo kusht te Interi.

Barcelona e refuzoi ofertën e Interit në verë, por Neroazzurët do të provojnë edhe në janar për ta transferuar kilianin.

Vidal së fundmi ka dhënë një deklaratë ku ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Barca nëse ndihet i parëndësishëm gjatë muajit dhjetor.

“Nëse në dhjetor e shoh se po bëhem i parëndësishëm këtu, atëherë mund të mendojë për ndonjë zgjidhje tjetër”, ka deklaruar Vidal.

Kjo deklaratë e tij sigurisht ka gëzuar Antonio Conten dhe Interin për të cilët Vidal është prioriteti kryesor për repartin e mesfushës.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Dembeles

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Dembeles

Fjalimi motivues i Messit dhe lotët e Albas – Rakuten publikon dokumentarin e Barcelonës në eliminimin nga Liverpooli