in

Vjen reagimi i Bartomeut – Ju kërkojmë falje tifozëve, do të marrim disa vendime pas kësaj ndeshje

Loading...

Vjen reagimi i Bartomeut pas debaklit që pësoi skuadra e tij në Ligën e Kampionëve.

Katalunasin pësuan humbje të tmerrshme me rezultat 8-2 nga Bayern Munich me gjermanët që kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Presidenti i Barcelonës u ka kërkuar falje tifozëve dhe të gjithë partnerëve të Barçës për këtë humbje turpëruese.

“Fillimisht dua t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe partnerëve të Barcelonës”, tha Bartomeu.

“Unë dua ta përgëzojë Bayernin për këtë fitore, pasi ata kanë bërë një ndeshje të madhe, por për ne është një natë e vështirë, një humbje shumë e rëndë”, tha Bartomeu.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e mbrojtësit Gerrard Pique që tha se Barcelona duhet të ndryshojë në të gjitha mënyrat.

“Pique ka të drejtë, tani na duhet t’i marrim disa vendime për të ardhmen”.

“Janë disa vendime që duhet marrë sapo të kthehemi nga Lisbona. Sot është një ditë që duhet reflektuar”.

Vjen reagimi i Bartomeut - Ju kërkojmë falje tifozëve, do të marrim disa vendime pas kësaj ndeshje

“Duke filluar nga java e ardhshme do të marrim disa vendime dhe do të reflektojmë”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Sipas medieve spanjolle priten ndryshime të mëdha te Barcelona, jo vetëm në staf dhe lojtarë, por edhe në kryesi të klubit katalunas.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Njollë e zezë në histori të Barcelonës – pas 74 vitesh pranuan tetë gola

Njollë e zezë në histori të Barcelonës – pas 74 vitesh pranuan tetë gola

Barcelona u turpërua nën drejtimin e tij, Qiuque Setien refuzon të jap dorëheqje

Barcelona u turpërua nën drejtimin e tij, Quique Setién refuzon të jap dorëheqje