in

Zyrtare: Caktohet data e re e El Clasicos

Zyrtare: Caktohet data e re e El Clasicos

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF) kanë caktuar tashmë datën e re për zhvillimin e El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit.

El Clasico e parë e sezonit ishte e paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë, më 26 tetor.

Megjithatë, protestat e shumta në Kataluni kanë bërë që drejtuesit e La Ligas të detyrohen ta shtyjnë ndeshjen shkaku i pasigurisë.

Fillimisht pati zëra që ndeshja e parë të bartet në Santiago Bernabeu nga Camp Nou, por dy skuadrat refuzuan.

Më vonë, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi dolën me komunikatë ku propozuan datën e 18 dhjetorit si idealen për të zhvilluar El Clasicon.

Ashtu edhe ndodhi, pasi La Liga tashmë ka zyrtarizuar këtë datë për të zhvilluar El Clasicon e parë të sezonit në Camp Nou.



Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Pesë lojtarë të Barcelonës të nominuar për Topin e Artë 2019

Rivaldo: MSG nuk mund të arrijë nivelin e MSN-së, Neymar më vendimtar se Griezmanni

Rivaldo: MSG nuk mund të arrijë nivelin e MSN-së, Neymar më vendimtar se Griezmanni