Zyrtare: Semedo kalon te Wolves
in

Zyrtare: Semedo kalon te Wolves

Loading...

Wolverhampton Wanderers ka arritur marrëveshje zyrtare me Barcelonë n për transferimin e Nelson Semedo.

Mbrojtësi portugez ka disa ditë që ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Liga Premier, derisa tashmë është finalizuar edhe marrëveshja mes të tria palëve.

Wolves e ka prezantuar zyrtarisht Semedon si lojtar të tyre, derisa pak kush e kishte pritur një transferim të tillë.

Barcelona ka njoftuar se skuadra angleze ka paguar 30 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse për transferimin e portugezit.

Semedo kishte qëndruar në Camp Nou për tri vite, mirëpo asnjëherë nuk arriti që të siguronte një vend të titullarit për një kohë të gjatë.

Portugezi kishte kaluar te Barcelona në vitin 2017 nga Benfica, duke bërë në total 122 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

Për Wolvesin do të jetë një përforcim i madh dhe në rast se Semedo tregon formë të lartë, natyrisht se klubet e mëdha angleze do të tentojnë transferimin e tij. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Zyrtare: Luis Suarez nënshkruan me Atletico Madridin

Zyrtare: Luis Suarez nënshkruan me Atletico Madridin

Formacionet zyrtare: Barcelona e nis përballë Villarrealit

Formacionet zyrtare: Barcelona e nis përballë Villarrealit